Banorët e Kaçinarit në protestë, banorët: Shkatërrimi i rrugës po na detyron të ikim
Degradimi i rrugës që i lidh me qendrën urbane, ngriti në protestë për të disatën herë banoret e 7 fshatrave të Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë. Banorët thanë se shkatërrimi i rrugës po i detyron ata që ta braktisin zonën.
Degradimi i rrugës që i lidh me qendrën urbane, ngriti në protestë banoret e 7 fshatrave të Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë.
Ata u mblodhën pranë zonën së Bukmirës, duke bllokuar për disa minuta rrugën në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore dhe qendrore që e kanë lënë në harresë këtë zonë.
“Kryetari i Bashkisë nuk interesohet fare për zonën e Kaçinarit.”
Banorët thonë se rruga është bërë thuajse e pakalueshme, pasi mungon edhe mirëmbajtja.
Sipas tyre kjo situatë ju ka vështirësuar jetesën, duke sjellë braktisje në masë të zonës.
“Jemi shumë të lodhur. Janë duke u munduar në tërë format që të na transferojnë prej zonës tonë që të ikim poshtë. S’kemi rrugë, as shëndetësi as shkollë dhe asgjë. Në zonën e Kaçinarit nuk ka investuar askush që 30 vite."
Mungesa e infrastrukturës rrugore po pengon dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ndaj banoret apelojnë për ndërhyrje.
“Nuk ka asnjë lloj investimi që 8 vite. Vështirësia kryesore është rruga. Rruga është bërë e pakalueshme. Jemi të braktisur totalisht."
Janë rreth 10 kilometra rrugë nga Bukmira në Kaçinar e cila bërë thuajse e pakalueshme, duke penalizuar qindra banorë të këtyre zonave.

