Tensionet në PD, Rama thërret në bashkëbisedim demokratët në orën 12:00

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me tensionet e krijuara një ditë më parë (8 janr) para selisë blu, ku u zhvillua protesta e thirrur nga Berisha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka bërë me dije se mesditën e sotme do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët, në orën 12;00.

“Bashkëbisedim me demokratët sot në orën 12:00”- njofton Rama.

Tensionet në PD, Rama thërret në bashkëbisedim

Një ditë më parë Rama i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike ndërsa demokratëve u bëri thirrje që të bëhen gjithë së bashku. 

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!” – shkruante Rama.

Në protestën që u zhvillua ditën e djeshme pati tensione, ndërsa u plagosën disa persona. Policia e cila ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, shoqëroi në komisariat 59 persona mes tyre 8 të mitur.