"Ka vulën e turpit", Vokshi: Basha do mbajë përgjegjësi për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar për tensionet e krijuar në protestën e ditës së sotme para selisë blu, ku dhjetëra demokratë mbetën të lënduar.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se  Lulzim Basha do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

- për cdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

- për cdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

- për cdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

- për cdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

- për cdo minutë në qelitë burgut.

Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!