Plagosje me armë zjarri pas sherrit në lokal, arrestohet 50 vjeçari në Dimal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 17:25
Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Arrëz, të bashkisë Dimal.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në lagjen "4 Shtatori".
"N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat" njoftoi policia.
Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.
Policia ka artrestuar autorin e plagosjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

