FOTOLAJM/ Gaz lotsjellës, pluhur i bardhë, shkopinj. Momentet nga hyrja e protestuesve të Berishës në selinë blu

Protesta e thirrur nga Sali Berisha ditën e sotme përpara selisë së Partisë Demokratike u kthye në përleshje mes mbështësve të Bashës dhe protestuesve të Berishës.

Fotot e siguruara nga LSA përcjellin dinamikën e ngjarjeve gjatë gjithë protestës, momentet nga hyrja e dhunshme e protestuseve të Berishës në selinë blu dhe ndërhyrjen e forcave policore, të cilat morën në mbrojtje selinë e PD-së.

Në disa ambiente të selisë, nga dyert dhe dritaret është hedhur pluhur nga fikëse zjarri nga mbështetësit e Bshës për të frenuar hyrjen e protestuesve të Berishës.
Ndërkohë në një ambient tjetër të godinës, në ballkon janë përplasur me shkopinj dhe gaz një grup tjetër të mbështetësve të të dyja kampeve.

Një protestues ka arritur që të ngjitet me shkallë në kati ne dytë të godinës, ndërsa aty i janë përgjigjur persona me fikëset e zjarrit dhe kanë nxjerrë një tavolinë.

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD. Gazetarja Anxhela Celibashi na informon se 4 prej të lënduarve janë trajtuar te Trauma.
Aktualisht vetëm njëri prej tyre ndodhet ende në spital duke marrë trajtim, ndërsa 3 të tjerët kanë marrë mjekim dhe janë larguar.
Gjashtë persona të tjerë janë trajtuar në QSUT. Mësohet se gjendja e tyre është e mirë dhe janë larguar nga spitali.

Policia e Shtetit ka reaguar pas tymit të hedhur në selinë e PD. Policia mohon përfshirjen dhe në reagim thuhet se nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Ndërkombëtarët kanë reaguar për protestën e kësaj të shtune në selinë e Partisë Demokratike.
Edhe pse i paralajmëruar për një protestë paqësore situata ka precipituar në dhunë ndaj protestuesve, thyerje dritaresh dhe dyersh, gjë që është dënuar me forcë nga ambasadorët e akredituar në Tiranë.
SHBA garanton se ata që nxisin dhunë ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi.








