Donin të shkonin në PD, policia kthen pas protestuesit, i hedhin gaz në fytyrë edhe Berishës

Edhe pas marrjes në dorëzim nga policia e shtetit të selisë së PD-së, sërish vazhdon të jetë e tensionuar situata e protestë së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit i mbështetur nga një grup protestuesish është nisur sërish për të shkuar te selia e PD-së, por është ndaluar nga policia.

Efektivët me skafandra kanë formuar një kordon mbi urën e Lanës para Godinës së PD-së dhe i kanë kthyer pas protestuesit e Berishën me gaz lotsjellës.

Ndërkohë, protestues të shumtë janë shpërndarë përgjatë Bulevardit Zhan D’Ark për shkak të hedhjes së ujit dhe gazit nga policia.

Momentalisht godina e PD-së është në duart e policisë, ndërsa zyrtarët e lartë të kësaj partie dhe deputetët e saj ndodhen të “ngujuar” në tarracë.

Donin të shkonin në PD, policia kthen pas protestuesit, i hedhin gaz

Donin të shkonin në PD, policia kthen pas protestuesit, i hedhin gaz