Policia nuk kursen gaz lotsjellësin as për drejtorin e policisë së Tiranës e gazetarë, Gazetari: Ishin minuta të tmerrshme

Gazi që u përdor nga policia për të shpërndarë mbështetësit e Berishës nuk kurseu as drejtorin e policisë së Tiranës.

“Ishin disa minuta të tmerrshme për shkak të sasisë së gazit të hedhur mbi turmën madje nuk ka kursyer as drejtorin e policisë dhe gazetarët dhe as drejtorin e policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.

Sapo po bëheshin gati dy efektive erdhën dhe hodhen ne kembet tona 2 kapsula me gaz lotsjellës dhe na shpërtheu tek këmba. Veç paniku patëm probleme dhe me frymëmarrjen” tha gazetari Edison Vatnikaj

Kanë përdorur edhe ujë e shkopa gome tha gazetari. E ndërkohë që raportonte u hodhën kapsolla me gaz lotsjellës.

Policia nuk kursen gaz lotsjellësin as për drejtorin e policisë