Policia: Kush ka kryer akte dhune në PD do të përballet me ligjin, do të hetojmë për gazin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 13:53
Pas ndërhyrjes së policisë në selinë e PD-së ka reaguar përmes një deklarate edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.
Ai u tha gazetarëve se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje e protestë dhe se ata që kanë kryer akte dhune do të përballen me ligjin.
"Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë.”


