Duma e përlotur nga tarraca e PD-së: Ditë e rëndë për partinë, distancohem nga dhuna e Berishës!
Në një video të postuar në Facebook, nën kryetarja ne PD-së Grima Duma përmes një video në Facebook tha se ky është një moment i rëndë për partinë demokratike.
Ajo u shpreh se distancohet nga dhuna e Sali Berishës dhe se demokratët nuk mund të luftojnë me gaz njëri-tjetrin.
Duma: Kjo është PD-ja sot. Është një moment i rëndë jo vetëm për dhunën dhe gazin, dhe për ato zonja që ishin brenda me besimin se demokratët nuk sulmojnë demokratët. Erdhëm këtu me besimin e plotë se asnjeri nuk mund t’i lërë kauzat përgjysmë. Nuk besoj te dhuna dhe saldimi i portave, por ama ky lidership i vjetër duhet të ishte futur normal në selinë e PD-së.
Grupi i deputetëve duhet të gjenin mënyrën që të futshin qetësisht. Kam ardhur me qartësinë që një gjë e tillë nuk duhet të ndodhte. Është një fatkeqësisë që sot bëhen protesta me gaza kundër njëri-tjetrit kur kemi bërë protesta kundër Ramës. Dhunën e dënoj dhe pres të ndëshkohet. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës.

