Ndoka: Po të isha drejtues i protestës do tallesha me Bashën, do i saldoja dyert e do e lija tre ditë brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 21:22
Kreu i PDK-së Nard Ndoka, është shprehur se po të ishte drejtuesi i protestës që do të zhvillohet ditën e nesërme do të tallej me Lulzim Bashën.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, ai tha se do ja saldonte dyert e selisë dhe do ta linte tre ditë brenda godinës.
Nard Ndoka: Sikur të isha unë drejtuesi protestës do të tallesha me Lulzim Bashën.
Do ja saldoja dyert e blinduara nga jashtë dhe do ta lija aty dy tre ditë. Vetëm ti hidhja ndonjë gjë nga sipër. Një lidershipi i papërgjegjshëm, kishte nevojë për një tallje kombëtare. Ai meriton një tallje.
