Ju flet Moska - Edhe çështja e Telebingos është sensitive znj. Prokurore Elisabeta Imeraj!
Edhe çështja e Telebingos është sensitive znj. prokurore Elisabeta Imeraj! ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Çështja e Telebingos është më e rëndësishme se sa ajo e të dhënave personale. Prokuroria kërkoi arrestimin me burg për 20 personave, mes tyre edhe Alban Dabulla.
Shumica e shqiptarëve ua di në pagat njëri-tjetrit. Po këtu zbulohet ata që marrin një rrogë si gazetar dhe 3 rroga në bianese private që nuk ka lidhje fare.
Unë e pyes prokuroren Elisebeta Imeraj që ka qenë vetë shitëse në një pastiçeri, që t’i thërrasë kujtesës me atë rrogës së shitëses që blinte një bilete Telebingoje.
Ky personi që bënte Telebingon mashtronte shtetin dhe paratë tona, duke mos paguar taksat dhe tatimet. Shqiptarët që kanë blerë Telebingo gjithë këto vite duhen ndihen të mashtruar.
Kompania e Dabullës Telebingo ka pasur vitet e fundit pa asnjë licencë. Këto gjëra ndodhin kur ke mbështetje politike.
Kështu Telebingoja shqiptare del një mashtrim i madh kundrejt gjithë shqiptarëve. Do të merret me atë bankës që ka bërë transaksionet prokurorja?
