Vasili: ONM e refuzon ndërsa KPK e pranon qylin, a e beson kush këtë vetting?
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar lajmin e BIRN sipas të cilit një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë thotë se kjo cënon besueshmërinë e procesit të vettingut.
Vasili kujton se po ky veting që pranon nje sponsorizim privat është ai që u ka kerkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.
Vasili: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga nje bisnes privat per te bere Analizen 4 vjeçare te Vetingut ne nje ambient luksoz ne Vlore.
Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit e kane refuzuar nje sponsorim te tille: " si jo etik".
Jane harxhuar dhe harxhohen pa kursim miliona euro, dollare dhe miliarda leke per Vetingun.
Ndersa po ky Veting pranon nje sponsorizim privat duke rrenuar cdo etike e besueshmeri sepse po vete u ka kerkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.
Çfare standarti do pranojne keta nderkombetaret e Tiranes: ate te ONM apo ate Vetingut qylaxhi??


