Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, vdes një pasagjere dhe plagosen 4 persona të tjerë

Tre viktima dhe 17 të plagosur është bilanci i aksidenteve në vendin tonë në 24 orët e fundit. Përplasja më e fundit mes dy makinave ndodhi të premten në darkë brenda tunelit të Kalimashit, ku humbi jetën banuesja nga Shkopeti dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë brenda tunelit me drejtim Tiranën, ku ka ndërruar jetë një pasagjere dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.

"Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit"-bën me dije policia. 

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, vdes një pasagjere