Kontejneri me 119 kokainë, pritet arrestimi i një agjenti doganor dhe një agjenti të AKU-së

Të paktën 2 persona pritet të arrestohen mbrëmjen e sotme për ngarkesën me kokainë të sekuestruar në kontejnerët me banane.

Sipas burimeve të sigurta nga policia bëhet fjale për një Agjent Doganor dhe një i AKU-s pasi sipas dyshimeve kane firmosur shkresën për ngarkesën me fruta ekzotike ku u gjet droga pa mbërritur kontejneri akoma në portin e Durrësit.

Kontejneri me banane ku u gjetën 119 kilogramë kokainë u kap rrugës për në Vaqarr pasi kaloi skanerin në portin e Durrësit.

Ndërkohë, në dosjen hetimore është përshkruar edhe momenti kur persona të pa identifikuar kanë tentuar ta grabisin ngarkesën me banane ku ndodhej edhe lënda narkotike.

Sipas prokurorisë, ata i kanë zënë pritë personave që po transportonin kontejnerin me banane në rrugën që të çon në Vaqarr.

Sipas shoferit, personat të maskuar i kane dalë para makinës i kanë bllokuar i kanë thenë se "Jemi shteti, hapu krahun këtu dhe në sediljen e parë të pasagjerit i ka hipur njeri".

Shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburantit dhe po rrinte me njërin nga këtë personat, i cili i ka thënë: "Mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën", tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontejnerit kanë hapur derën dhe janë futur brenda ku ka ndenjur rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar në kontejner, ku më pas ata janë larguar në drejtim të Durrësit.

Shoferi ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontejnerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura.

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli administratorin Marson Murataj si dhe 2 shoferët e kompanisë Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, të akuzuarit e vetëm deri tani për kontejnerin me ngarkuar me banane ku zbuluan 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.