"Basha dhe ndërrimi i bravave" Qytetarja: Mos u shkoni nga mbrapa se ju merr lumi, janë njësoj të tërë

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD  ka thënë se kreu i PD Lulzim Basha po ndërron bravat dhe po vendos dyer te blinduara në selinë blu.

Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë veprim të  Bashës?

Kjo ishte tema e rubrikës në Vox Pop me Enkin në ekranin e Rtv Ora.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga veprimi i Bashës dhe jo vetëm. Sipas qytetarëve politikbërja në vendin tonë është për tu ardhur keq, politikanët mendojnë vetëm për interesin e tyre personal.  

"As për Bashën, as për shejtanin, janë njësoj të tërë. Krimineli nuk pyet nga asgjë. Mos shkoni pas këtyre se ju merr lumi", u shpreh një qytetare.

"Nuk kam mendim, le të bëjnë si të duan", tha një tjetër qytetar i zhgënjyer.

Ndërkohë nëpërmjet mesazheve qytetarët shkruajnë:

"Luli të largohet nga Shqipëria, bravat t'i ndërrojë sa herë të dojë se i ndërrojmë vetë."

"Luli ka ikur, por nuk e ka kuptuar as ai, e as populli."

"Të zhduken të gjithë, të zhdukemi dhe ne, sepse në Shqipëri nuk  po bëhet asgjë, ta zbrazim."

Sot, 5 janar, është ultimatumi i vendosur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij për kryedemokratin Lulzim Basha për të liruar selinë e Partisë Demokratike.

Ata i kanë kërkuar Bashës të respektojë vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e organizuar prej tyre një javë më vonë dhe të largohet nga zyra e tij këtë të mërkurë.