Pas festave në atdhe, emigrantët kthehen në vendet e punës, radhë makinash para doganës greke në Kakavijë
Pas festave të fundvitit ka nisur kthimi i qytetarëve në vendet e tyre të punës.
Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm. Ora News ju sjell rradhët e automjeteve në anën tjetër të kufirit ku pala greke punon vetëm me një sportel, ndërsa dogana shqiptare punon me kapacitet të plotë duke shtuar sportelet sipas fluksit.
Emigrantët që janë në tokën neutrale thone se pala jonë punon më shpejt ndërsa ajo e Greqisë krijon çdo vit probleme.
Përgjatë të dielës, 2 janar, shërbimet e DVKM Gjirokastër kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Shqipëri.
Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 4178 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 1022 në hyrje dhe 3156 në dalje.
Sakaq në Kapshticë kanë hyrë 1200 dhe kanë dalë 3098 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2552 dhe kanë dalë 2343 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Talibanët derdhin në kanal 3000 litra alkool kontrabandë
3 Janar, 09:25

