Dhunoi gruan në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. T, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.