Zjarr i madh në një hotel në Volos
Një alarm ka rënë pak para orës 9:00 të së hënës në Zjarrfikëset e Volos, pas një thirrjeje për zjarr në një hotel në rrugën Iasonos.
Zjarri ka rënë në çatinë e hotelit, ndoshta nga shpërthimi i ndonjë bolieri pasi sipas dëshmive është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe menjëherë më pas flakët e mëdha kanë kërcyer nga çatia e godinës.
Hoteli ndodhet në një ndërtesë neoklasike, një nga të fundit në Volos.
Klientët e hotelit thanë se pak para se të zbrisnin për të ngrënë mëngjes nga recepsioni u njoftuan se në godinë ka rënë zjarr dhe u është dashur të lirojnë menjëherë dhomat.
Të gjithë dolën në rrugë dhe panë në agoni ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin flakët.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë shkuar persona të policisë rrugore të cilët kanë ndaluar qarkullimin në rrugën Iasonos.



