Ulen infektimet nga Covid-19, dy viktima, 179 raste të reja dhe 98 pacientë të shtruar në spital
Dy viktima dhe 179 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 79 raste nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.
Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.
Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Janar 2022)
Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 213
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1150
Testime totale 1,487,339
Raste pozitive 210,885
Raste të shëruara 201,282
Raste Aktive 6,383
Humbje jete 3,220
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2944
Fier 660
Durrës 578
Shkodër 430
Elbasan 405
Vlorë 396
Berat 256
Lezhë 196
Gjirokastër 193
Korçë 153
Dibër 101
Kukës 71
