Shkaktoi aksident duke ecur indietro në autostradën Vlorë-Fier, arrestohet 27-vjeçari

Një ditë pas aksidentit në autostradën Vlorë-Fier, policia e Vlorës njofton se ka arrestuar drejtuesin e "Benzit" që bëri manovër të gabuar duke ecur indietro çka shkaktoi përplasjen me një tjetër mjet dhe një makinë e tretë  në përpjekje për të shmangur përplasjen ka devijuar rrugën.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë  arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës "Mercedez Benz", është përfshirë në një aksident me automjetin e markës "Seat Ibiza" ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete" njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.