Aksident i trefishtë në aksin rrugor Durrës-Tiranë, plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Durrës- Tiranë.

Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.