Boçi: Pranuam që Basha të jetë sërish në krye të PD për t’ia ‘shkurtuar’ ditët Ramës, por kauza ra

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se  në Shqipëri se të rinjtë pretendues për kryetar  brenda një partie politike eliminohen.

Luçiano Boçi: Ajo që është vepruar gabim në Shqipëri, nuk është se s’ka pasur të rinj  por mënyra se si eliminohen të rinjtë pretendues brenda një force politike. Fuqia e kryetarëve  që ne kemi kërkuar që të mos jetë më është e tillë që çdo njeri pretendent është i shkruar me laps plumbi dhe ai fshihet shumë kollaj.

I pyetur se përse zgjodhën sërish Lulzim Bashën në krye të PD, edhe pas humbjes së 25 Prillit, Boçi tha se e mbështetën për të vazhduar betejën për të denoncuar zgjedhjet e 25 Prillit, që PD i ka konsideruar si masakër elektorale.   

Luçiano Boçi: Ishte e palogjikshme që të ndërpritej rrjedha e karrierës dhe lufta politike  duke ndërruar liderin. Ne ishim në betejë. U premtua betejë pas 25 Prillit, por nuk u bë. Mbështetjen ja dhamë Bashës që të vazhdonim betejë. Ndërrimi i lidershipit në ato momente do të thoshte rënia e kauzës, për të denoncuar masakrën. Ne pranuam të jetë Basha, për këtë arsye madhore, për të ia shkurtuar ditët Ramës. Por ra kauza.