Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal në tentativë për të parakaluar një tjetër

Një person mbeti i lënduar, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi mesditën e të dielës, 2 janar, në rrugën Rrilë-superstradë në Lezhë.

Sipas burimeve një automjet tip "Voslvagen" në tentativë për të parakaluar një mjet tjetër doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime, dhe po merr mjekim në spital.

Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.