Prej 8 ditësh i zhdukur, familjarë e të afërm kërkojnë Tofik Xhikën në lumin Drin
Tofik Xhiku humbi kontaktet me familjen e tij me datën 26 dhjetor teksa kishte dalë për të peshkuar buzë lumit Drin në fshatin Fushë Alije të Dibrës. Prej asaj dite familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt, ndërsa kërkimet ende vijojnë pas dy ditësh kërkime janë tërhequr edhe polumbarët për shkak të kushteve atmosferike.
Tetë ditë pas zhdukjes së Tofik Xhikës në fshatin Fushë Alije të Dibrës kërkimet për të po vijojnë ende.
Familjarët dhe banorët dyshojnë se ai u rrëmbye nga ujërat e lumit Drin i Zi, por deri më tani nuk kanë hasur në asnjë shenjë të tij.
Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më.
Për dy ditë kërkime zhvilluan edhe polumbarët e RENEA-s, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.
Në këto kushte të afërmit e tij kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa ende rezultat.
Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri ndërsa ata kërkojnë përsëri ndihmën e shtetit për gjetjen e 43-vjeçarit, ndërsa do të kërkojnë edhe ndihmën e fshatrave përreth.
"Zona jonë ka disa ditë që po përjeton dhimbjen e familjes së Tofik Xhikës që aksidentalisht u mbyt në lumin Drin. Duke parë kushtet e motit, është kthjelluar disi lumi Drin, një grup çunash të rinj nga fshati Mustafaj kanë shprehur iniciativën që nesër të dalin dhe të kontrollojnë përgjatë bregut të lumit Drin".
Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij me datë 26 dhjetor teksa kishte dalë për të peshkuar në lumin Drin i Zi.

