Makina, indietro në autostradë shkakton zinxhir aksidenti, 1 i plagosur në aksin Vlorë-Fier
Tre makina u përplasën mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në mbikalimin e Novoselës.
Për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital për mjekim.
"Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Seat" me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit " Seat", e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve" njofton policia.
Siç bëhet me dije nga burime në vendin e ngjarjes, automjeti tip "Benz" ka kryer manovër të gabuar duke ecur indietro në autostradë dhe është përplasur me një makinë.
Makina e tretë në përpjekje për të shmangur përplasjen ka devijuar rrugën.
Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale në mjete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

