Partizani zyrtarizon largimin: Ndahemi miqësisht me Ilir Dajën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2021, 15:37
Teksa një ditë më parë u konfirmua largimi i trajnerit nga Partizani, sot klubi i kuq ka bërë edhe zyrtare këtë vendim.
Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale, Partizani falenderon Ilir Dajën për punën e bërë dhe thekson se palët ranë dakord miqësisht për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
Kujtojmë që trajneri Ilir Daja u largua për shkak të një sezoni aspak të mire deri tani me të kuqtë ku ekipi ndodhet në vendin e pestë pas 15 ndeshjesh dhe është 15 pikë larg kryesuesve të Tiranës.
Humbja në derbi duket se ishte dhe vula që vendosi divorcin mes trajnerit dhe klubit kryeqytetas./Ora News/.
