Përplasen makinat në Durrës, plagoset pasagjerja e njërit prej mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2021, 14:22
Një aksident me plagosjen e një personi u regjistrua mesditën e sotme në Durrës.
Rreth orës 12:20, në lagjen Nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. B., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Zh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja B. A., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetetasja D. B.
Shtetasja B.A, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
