Rritet inflacioni në Londër/ Çmimet më të larta që nga shtatori i vitit 2011
Situata pandemike dhe shkëputja e zinxhirëve global të furnizimit ka dhënë efektet e saj edhe në xhepat e qytetarëve britanikë.
Çmimet kanë pësuar rritje sipas të dhënave që ka publikuar Zyra për Statistikat Kombëtare britanike.
Inflacioni i çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 5.1 për qind në 12 muajt e fundit, norma më e lartë që nga shtatori 2011, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra për Statistikat Kombëtare.
"Kostot e mallrave të prodhuara prej fabrikave dhe çmimi i lëndëve të para kanë vazhduar të rriten ndjeshëm, dhe kjo është shkalla më e lartë e të paktën dymbëdhjetë vjetëve të fundit," thonë ekspertët e financave. Kancelari britanik Rishi Sunak tha se "do të merren masa për rritjen e inflacionit për familjet britanike, teksa qeveria do të ndihmojë të pambrojturit përgjatë dimrit.
Opozitarët laburist kanë kritikuar masat qeveritare se nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar të varfrit dhe për të rritur performancën ekonomike. Ata shtojnë se situate ndërlikohet edhe më tej kur shtojmë edhe problemet ekonomike që sjell procesi i Brexitit.
“Në vend që të ndërmarrë veprime, qeveria po shikon nga ana tjetër, duke fajësuar 'problemet globale' për situatën e brendshme."- tha Pat McFadden, sekretar në hije i ekonomisë.
KE: Omicron, variant dominues nga janari
15 Dhjetor, 14:21Kancelari gjerman: Ata që kundërshtojnë vaksinat janë ekstremistë
15 Dhjetor, 14:16


