Rikthehet pas një viti Festivali i salsës në Kolumbi
Me dhjetëra kërcimtarë të Salsës performuan me nisjen e Festivalit Botëror të Salsës ndërsa ngjarja vjetore rikthehet në qytetin jugperëndimor kolumbian, Cali, pasi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë. E quajtur ndryshe, “Panairi i Calit”, kjo është një festë e identitetit kulturor të rajonit, i famshëm për maratonën Salsa, paradat e kalërimit dhe festat e vallëzimit.
Rikthehet një vit pas anulimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Festivali Botëror i Salsës në qytetin jugperëndimor kolumbian, Cali.
Ngjarja vjetore mblodhi në rrugë me dhjetëra adhurues të këtij zhanri muzikor, aq shumë të kërcyer në Amerikën Latine.
E njohur ndryshe me emrin, Panairi i Calit, kjo është ngjarja më e rëndësishme kulturore në Kolumbi. Është një festë e identitetit kulturor të rajonit, i famshëm për maratonën Salsa, paradat e kalërimit dhe festat e vallëzimit.
Panairi festohet që nga viti 1957, nga 25 dhjetori deri më 30 dhjetor, dhe promovon diversitetin kulturor, etnik dhe muzikor në rajon. Turizmi rreth Panairit është një shtytës kryesor i ekonomisë së qytetit gjatë fundit të vitit.
Nga pikëpamja ndërkombëtare Cali njihet edhe si "Kryeqyteti i Salsës" duke pasur parasysh apasionimin e qytetit me këtë lloj muzike. Zakonisht ky event përfshin koncerte nga grupet më të mëdha të salsa-s në botë, si dhe shfaqje kërcimi dhe konkurse për të zbuluar meloditë e humbura prej kohësh.
Salsa është një zhanër që e arriti popullaritetin maksimal në vitet ‘70 dhe që nga ajo kohë ai është bërë një simbol kombëtar i vendeve të ndryshme në Karaibe si p.sh. Kubë, Puerto Rico dhe Shtetet e Bashkuara (New York dhe Miami), por edhe në Europë.

