Botohet vepra e plotë e Ukshin Hotit, kërkohet të zbulohet e vërteta e zhdukjes së tij 23 vite më parë

Tre vite pas “zhdukjes” së tij, profesorit të filozofizë dhe aktivistit Ukshin Hotit i botohet vepra e plotë. Nisma është ndërmarrë nga kolegu i Hotit, Halil Kuliqi, i cili ka mbledhur dhe publikuar dorëshkrimet origjinale në të cilat trajtohet politikisht çështja e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kohën kur ai shkruante dhe bënte thirrje kundër shtypjes së represionit serb, të maskuar nën maskën e komunizmit jugosllav, Ukshin Hoti u arrestua nga autoritetet jugosllave, u dënua dhe u vra nga ky regjim.

Promovimi i këtij botimi u shfrytëzua nga të pranishmit dhe aktivistët për sulmuar edhe qeverinë shqiptare, veçanërisht kryeministrin Edi Rama lidhur me nismën e tij për Open Ballkan”.

Sipas tyre nuk mund të ketë bashkëpunim me Serbinë pa u zbardhur e vërteta jo vetëm e Ukshin Hotit, por ajo e vërtetë që edhe sot cënon sigurinë kombëtare dhe paqen në rajon.

Autori i këtij aktiviteti, profesor Halil Kuliqi, theksoi se përmes botimit të veprës së tij, kërkohet rikthimi i eshtrave të Ukshin Hotit në tokën meme.