Publikimi i pagave, Berisha: Mega-skandal! Kushedi sa divorce do ketë

Publikimin e pagave të shqiptarëve, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një skandal të rëndë që ka rrëzuar shtetin.

Sipas Berishës, publikimi i pagave si pasojë mund të çojë në divorce me çifteve, si dhe në largimin e punonjësve nga ndërmarrjet.

“Mega-skandali “Rama Gate” shënon në mënyrë absolute rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria i shëmbëllen një ndërtese në të cilën i janë hequr dritaret dhe çatia dhe ka mbetur një rrënojë në natyre.

Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë database e vë në funksion të botës së krimit. E bën disponibël duke dhunuar dhe terrorizuar çdo person. Sheh rrogat dhe sheh që ky shtet është një piramidë ku dominon mashtrimi. Kjo nxjerr sherrnajë në familjet shqiptare.

Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutimeshme. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të shkelësh privatësinë. Kanë nxjerrë rrogat e punonjësve shqiptarë në ambasada. Kanë dalë edhe pagat e punonjësve të SHISH” – tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë