QTU feston me fëmijët e kopshtit në Kamëz, dhurata për festat e fundvitit
Qendra Tregtare Univers ka bërë dhurata për 100 fëmijët e kopshtit “Nikoll Kaçorri” në Kamëz. Përfaqësues të kompanisë deklarojnë se synimi i tyre është të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ndihmat për njerëzit në nevojë.
Në këto ditë festive të fundvitit, punonjësit e Qendrës Tregtare Univers përgatitën dhurata për fëmijët e kopshtit “Nikollë Kaçorri” në Laknas, të Bashkisë Kamëz.
Rreth 100 fëmijë të kopshtit të përuruar së fundmi në Kamëz u argëtuan bashkë me disa përfaqësues të punonjësve të qendrës tregtare, në një festë të organizuar në mjediset e institucionit.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i cili vlerësoi kontributin e Qendrës Tregtare Univers për institucionet arsimore në zonën ku kjo qendër vepron.
Vetë punonjësit e kompanisë shprehen se kënaqësia më e madhe për ta është gëzimi në fytyrat e të vegjëlve.
Qendra Tregtare Univers, si pjesë e Grupit BALFIN dhe, nën kujdesin e presidentit të këtij Grupi Samir Mane, është përherë e vëmendshme ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë në komunitetin ku kryen aktivitetin dhe jep kontribut për të përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve.
Kopshti “Nikollë Kaçorri” është rinovuar pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe sot është plotësisht funksional, bashkë me shkollën 9-vjeçare me të njëjtin emër.

