Berisha paralajmëron protestë kombëtare në 8 janar: 44 mijë demokratë do marrin në dorëzim ndërtesën e PD
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë në datë 8 janar 2022.
"Më 8 janar është përcaktuar datë e protestës kombëtare 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë histori do të marrin në dorëzim ndërtesën e PD-së" tha Berisha i ftuar ne emisionin "Zone e Lire" ne tv Klan.
Ndërkohë ai dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së i kanë lënë afat deri në 5 janar 2022, kryet të PD-së, Lulzim Basha për të liruar zyrat e partisë.
Ndërkohë, po sot Berisha në një postim në Facebook u shpreh se vetëm protestat janë shpëtimi i vendit, duke reaguar pas skandalit me rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Sipas tij, ngjarje të tilla nuk ka ndodhur as në diktaturë duke thënë se sistemet dixhitale te narkoshtetit janë në kontroll te plote te mafies shtetërore të drogës dhe krimit.
Berisha e quan skandalin më të madh në botë atë të rrjedhjes së databazeve me të dhëna.
“Një shtet të gjithë databazën e vë në funksion të krimit” tha Berisha.
Nëse do ndodhte një gjë e tillë nëse ai do ishte në qeveri do të jepte dorëheqjen dhe thotë se kjo u bë qëllimisht pas takimit të Bashës, Veliajt e Ballës
