Genc Sejko nxori këshilltarët e Veliajt që paguhen 216 mijë € në vit, i bllokohet faqja
Duket se kryebashkiakut Erion Veliaj nuk i pëlqejnë kritikat, as më pak në rrjetet sociale.
Pas daljes së listës se pagave për më tyepër se 600 mijë shqiptarëve, mes tyre kanë dalë edhe pagesat që bën bashkia tiranë.
Nga databaza e rrjedhur në media rezulton se 216 mijë euro në vit i kushton taksapaguesve shqiptarë flota e këshilltarëve të Erion Veliajt.
Kështu me titullin këshilltar i kryetarit të bashkisë janë plot 17 persona dhe tre të tjerë vetëm me emërtimin këshilltar.
Për këta persona bashkia harxhon 18 mijë euro në muaj ose plot 216 mijë euro në vit.
Mes tyre janë edhe figura këngëtarësh e analistësh studio televizive që paguhen mbi 1 milionë lekë të vjetra.
Në këtë faturë nuk është përfshirë zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës dhe as këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun.
Por duket se Veliajt nuk i pëlqen kjo listë të shpërndahet në rrjetet sociale dhe kështu, pas publikimit të kësaj liste nga memxhiu Genc Sejko, këtij të fundit i është bllokuar postimi dhe komentimi për një javë me arsyen se ka thyer standardet e sigurisë së komunitetit.

