Frikë nga Omicron/ Anulohen mbi 4.500 fluturime në mbarë botën

Linjat ajrore në SHBA po vazhdojnë të goditen rëndë nga anulimet e fluturimeve për shkak të rritjes me ritme të shpejtë të të infektuarve me Omicron, duke shkaktuar ndërprerje globale të udhëtimeve edhe gjatë Krishtlindjeve.

Një e katërta e më shumë se 4,000 fluturimeve të anuluara në mbarë botën të premten dhe të shtunën ishin në SHBA. Kjo ndodhi pasi shumë anëtarë ekuipazhesh rezultuan pozitiv me covid-19 dhe u detyruan të izolohen.

Pavarësisht se sipas studimeve Omicron është më i butë se variantet e tjera, epidemiologët janë të shqetësuar për numrin e madh të  infektuarve.

Probleme janë shfaqur edhe në Evropë, ku qeveritë po marrin masa të përforcuara për të frenuar shtimin e rasteve pozitive me variantin Omicron.

Italia, Spanja dhe Greqia i kanë bërë sërish të detyrueshme maskat edhe në mjedise të hapura. Katalonja në Spanjë, ka vendosur shtetrrethim brenda natës, ndërsa Holanda hyri gjithashtu në një bllokim të gjithë territorit në fillim të kësaj jave.

Gjermania ka raportuar se do të kufizojë tubimet private n deri ë 10 persona dhe do të mbyllë lokalet e natës duke filluar prej datës 28 dhjetor. Teksa ndeshjet e futbollit do të luhen tifozë.

Portugalia ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve nga data 26 dhjetor dhe e ka bërë të detyrueshme punën nga shtëpia deri më 9 janar.

Gjithashtu shumë shtete të tjera kanë marrë masa të forta kufizuese gjatë festave për të frenuar sat ë munden shpërhapjen e Covid-19.