Milaim Zeka nuk kursehet: Rama herë skizofren, i zgjuar, Berisha përballë Bashës si elefanti me një mizë
Milaimi nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve nga politika. Të gjithë e njohin spontanitetin e tij dhe të thënurit gjërat troç, shpesh provokues, por edhe realist. Çfarë mendon ai për dy figura të rëndësishme politike në Shqipëri? Dikë e quan skizofren e për dikë ka edhe respekt.
Dajana: Dua të të pyes për disa personazhe dhe kërkoj mendimin tënd të sinqertë, ashtu siç ti je. Edi Rama.
Milaim: Edi Rama? Çfarë të them për të…Për mua është herë skizofren e herë psikopat, herë i zgjuar e herë budalla, por në dy gjëra e cilësoj shumë lart. Së pari, qasja e tij në politikën e jashtme dhe së dyti loja e tij me kazanin mediatik, pasi pjesën dërmuese të medieve, gazetarëve dhe moderatorëve i mban në k*qen e tij të majtë. Shumica e gazetarëve kërkojnë të tallen me politikanët dhe jo t’i bëjnë pyetja. E këtë e kanë nga padituria dhe të mos lexuarit.
Dajana: Po për Sali Berishën?
Milaim: Është një njeri shumë i respektuar në pjesën dërmuese të demokratëve dhe në raport me Lulzim Bashën është sikur elefanti me një mizë. Ai është padyshim politikani më i lexuar shqiptar, me një memorie të frikshme, saqë vetëm nëse të ka takuar një herë para 30 vitesh e mban mend emrin tuaj. Do e përgëzoja vetëm për rrugën e Kombit dhe për të tjerat si psh publikimi i jetës private të politikanëve të tjerë nuk jam aspak dakord.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

