Milaim Zeka: Prishtina nuk më emocionon, lufta e përgjakshme e Kosovës zhduku nënën time
Një histori vuajtje dhe mërzie që do e ndjek kudo nga pas. Kështu mund t’a përshkruajmë një pjesë të jetës së gazetarit të mirënjohur, Milaim Zeka.
Lufta e përgjakshme e Kosovës shënoi mijëra humbje jete e shumë prej tyre u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë pas.
Milaim ndau një moment të dhimbshëm në D-Night, ku foli për zhdukjen e nënës së tij e deri më sot pa asnjë informacion se çfarë bëhet me të. Ai e cilësoi Prishtinën si një vend i cili nuk i jep asnjë lloj emocioni.
Dajana: Si je Milaim? Më kanë thënë që rrugën Prishtinë-Tiranë ke filluar ta bësh shumë shpesh. Mos ka filluar të të pëlqejë më shumë Shqipëria?
Milaim: Në fakt unë në Shqipëri kam ardhur që në vitin 1983 dhe si shumë të rinj jam “arratisur” nga Kosova e më pas kam jetuar jashtë vendit. 99 fije më lidhin me Tiranën dhe 1 fije me Kosovën, pasi kam lidhje emocionale, shpirtërore dhe njerëzore me kryeqytetin e Shqipërisë.
Unë kam lindur në Drenicë dhe për fatin tim të keq nuk kam familjarë të mi, pasi lufta e fundit mi ka rrëmbyer shumë familjarë të mi, ku në mesin e tyre edhe prindërit. Nënën e kam të zhdukur, kështu që nuk kam asnjë motiv për të shkuar aty ku kam lindur, pra Prishtina nuk më jep asnjë lloj emocioni.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: