Dervishi: Kemi filluar hetimin, media të mbajë qëndrim pozitiv, të mos bëjë publik të dhënat

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Besnik Dervishi, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale u shpreh se institucioni që drejton ka filluar një hetim administrativ.

Ai tha se duhet vlerësuar që media ka mbajtur qëndrim pozitiv duke mos bërë publikë të dhënat, emrat dhe mbiemrat.

Dervishi: Ne administruam të dhënat dhe kemi filluar hetimin administrativ. Drejtoria e Tatimeve një nga subjektet nga ku mund të kenë rrjedhur të dhënat. Qytetarët të mos bëhen pjesë e kësaj loje të rrezikshme. Duhet vlerësuar që media ka mbajtur qëndrim pozitiv duke mos bërë publik të dhënat, emrat dhe mbiemrat.