Vrasja në Kodër Kamëz, gjendet një "Audi" e djegur në Institut

Vrasja në Kodër Kamëz, gjendet një "Audi" e djegur

Një 30-vjeçar u gjet i vrarë brenda një makine në Kodër Kamëz në rrugën "Nikoll Vatnikaj" mbrëmjen e sotme, 23 dhjetor. Pak minuta pas ngjarjes në Institut është gjetur një makinë "Audi" e djegur.

Dyshohet se makina është e autorit/autorëve. Viktima është identifikuar si Cen Karriqi, lindur në Dibër dhe banues në Kamzë.

30-vjeçari njihej nga policia si person me precedentë penalë. 

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se 30-vjeçari fillimisht është gjetur i plagosur, por nuk arriti të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës përreth dhe ka shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të kryeqytetit. Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.