Mandia: Kryeministri i përgëzoi patronazhistët pas daljes së të dhënave, qytetarët të pa mbrojtur

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Ledina Mandia juriste u shpreh se njerëzit ua kanë besuar të dhënat institucioneve.

Ajo tha se në rastin e patronazhistëve gjendja civile e personave u gjend në duart e disa personave, ku përgjegjësia e shtetit është zero, dhe ku kryeministri i përgëzoi ata persona.

Mandia: Nuk është e para herë që ndodh. Njerëzit ua kanë besuar të dhënat institucioneve. Në rastin e patronazhistëve gjendja civile e personave u gjend në duart e disa personave. Përgjegjësia e shtetit është zero, Kryeministri i përgëzoi ata persona. Kush i kontrollon personat që kanë akses në të dhënat personale? Qytetarët janë të pa mbrojtur.