Inceneratorët, Kryemadhi: Deri më tani, Klodian Zoto deri tani ka bërë 27 milionë euro evazion fiskal
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar të flasë për aferën e incineratorëve duke publikuar fakte të reja nga dosjet për të cilat ajo ka bërë padi në SPAK.
Kryemadhi tha se Klodian Zoto, pronari i kompanisë që ka inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar prej 27 milionë eurosh.
Monika Kryemadhi: Pra, ajo që është sot ndër dilemat më të mëdhaja dhe që vendos në provë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të gjithë reformën në drejtësi është se çfarë do të ndodhë me inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe kështu me radhë. Më tutje për të gjitha kompanitë që janë të përfshirë në evazionin fiskal.
Ne kemi dorëzuar dosje për incineratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës dhe për të gjithë skemën e procesit të evazionit fiskal të kompanive të Klodian Zotos të cilat akoma nuk janë prekur. Klodian Zoto ka një evazion fiskal të paderdhur në zyrat e tatimeve të shtetit shqiptar 27 milionë euro deri më tani. Përveçse ky zotëri ka marrë para nga buxheti shtetit me vendime korruptive, edhe nga këto para që ka marrë nga buxheti i shtetit nuk ka paguar 27 milionë evazion fiskal’.
Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Çim Peka “, në Syri.tv.

