“Ky është paralajmërim i fortë” Malaj: Publikimi i pagave sjell informalitet e ambient social më agresiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 21:40
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri i Financave Arben Malaj u shpreh se rrjedhja e listës së pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve do të sjellë informalitet.
Ai tha se me publikimin e të gjitha të dhënave tona personale ne kthehemi në algoritëm e jo në qenie njerëzore dhe se do të ketë një ambient social agresiv.
Malaj: Në ekonomi kjo situatë sjellë rritje të informalitetit. A do të ketë pasoja? Po, ka risqe. Nuk ka luftë të tretë me armë, por do të ketë luftë kibernetike. Jam i shqetësuar se do të kemi një ambient social më agresiv. Do të kemi më pak besim te njëri-tjetri. Ky rast është një paralajmërim i fortë. Me publikimin e të gjitha të dhënave tona personale ne kthehemi në algoritëm e jo në qenie njerëzore.

