Dervishi: Thyerje e rëndë e sistemit të të dhënave personale, mund të jetë për interesa ekonomike

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Besnik Dervishi, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale u shpreh se ka ndodhur një thyerje e sistemit të të dhënave personale

Ai tha se kjo ngjarje është shumë e rëndë dhe një thyerje e tillë sistemi mund të ketë ndodhur edhe për interesa ekonomike.

Dervishi: Është një ngjarje e rëndë, është thyerje e sistemit të të dhënave personale. Për fat të keq janë raste që ndodhin. Të dhënat personale janë identiteti jonë. Është gjëja me e rëndësishme që kemi. Më gjeni një sektor që vepron pa përpunuar të dhënat personale? Nuk ka.

Ngjarja është shumë e rëndë. Vetëm në tetor kemi 51.2 milionë rekorde të thyera të të dhënave në të gjithë botën. Ka ndodhur një thyerje e sistemit. Që të dalin të dhënat ka një thyerje sistemi. Mund të jetë dhe për interesa ekonomike.