Agalliu: Në fund të marsit riorganizimi i PD do përfundojë. Unë do zbatojë çdo vendim të Gjykatës
Deputeti Arbi Agalliu pak pasi u zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar, shprehet se Partia Demokratike është një parti e hapur dhe sipas tij nuk mund të jetë parti e ultimatumit.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Agalliu tha se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk është brenda institucionit të PD, pasi sipas tij, për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, nuk ndoqi një rrugë legjitime. Po ashtu ai tha se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, më 18 dhjetor nuk ishte institucional.
Arbi Agalliu: Në aksionin politik të PD pas datës 18 dhjetor nuk ka më aktivitet në kontekst apo duke marrë në konsideratë çka ndodh nga individë të caktuar që qëndrojnë jashtë shtëpisë ligjore të PD. PD është një parti e hapur por nuk mund të jetë parti e ultimatumit. Bëj thirrje për këdo që aktivitetin e tij ndryshe, argumentet e tij ndryshe, t’I thotë dhe të vazhdojë këtë betejë brenda institucionit të PD. Berisha nuk është brenda institucionit sepse Kuvendi I thirrur nuk ndoqi një rrugë legjitime. Referendumi nuk ishte institucional. Mënyra që kontestohet sot, apo që lë për të dëshiruar dhe që bën të kuptosh që ka bëjë me interesa personale dhe jo të institucionit të partisë është pikërisht mënyra se si janë zhvilluar.
Teksa falur për statutet e të dy palëve që tashmë janë dërguar në Gjykatë, Agalliu thotë se ai personalisht do të zbatojë çdo vendim që do të marrë kjo e fundit.
Arbi Agalliu: Cilido qoftë vendimi i Gjykatës unë do ta respektojë. Unë mendoj se Berisha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e shtetit shqiptar dhe politikën shqiptare, por besoj që të jetë një sinioritet në atë parti dhe partia duhet të vijoj përpara, larg dualizmit dhe larg keq-përceptimit.
Ndër të tjera ai tha se në fund të Marsit i gjithë riorganizimi i PD do të ketë përfunduar, dhe sipas tij do të jetë një opozitë që në thelb do të ketë profesionalizimin.
Arbi Agalliu: Në të gjithë strukturat, degët, seksionet, grup seksionesh, të cilat u ka përfunduar afati i drejtuesve, do të ketë zgjedhje. Në këtë fazë tranzitore në disa degë të caktuara ka pasur komandim, sikurse ishte rasti i degës së Fierit por deri në mes apo fund Marsi, sipas propozimit dhe miratimit në Kuvendin Kombëtar i gjithë riorganizimi i PD duhet të ketë përfunduar. Në fund të Marsit një epokë të re me riorganizimit e PD, me një opozitë që në thelb ka pjesën e profesionalizmit larg, dhunës, linçimit dhe çdo akti që na kthen mbrapa. Nuk e meritojnë shqiptarët e 2022 gjuhë linçuese dhe asgjë nga këto. Meritojnë një opozitë konstruktive në institucionet ku bëhet opozitë, dhe në protestë aty ku ka vend për protesta. Opozita që po riorganizohet edhe pse është në një situatë delikate, do ta gjejë forcën për të shkuar aty ku ka forcën e vet.
