Kamëz/ Ekzekutohet Can Karriqi, 30 vjeçari u gjet i vrarë brenda automjetit me targa të huaja

Një atentat i tipit mafioz ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit 2021 në Tiranë. 30 vjeçari Can Karriçi u ekzekutua me pistoletë me silenciator në rrugën  “Nikoll Vatnikaj” në Kodër Kamëz në Tiranë. 

Kalimtarët e gjetën të mbuluar me gjak brenda automjetit 30 vjeçarin.

Shtetasi i identifikuar si Can Karriçi, ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Pak minuta më pas policia njoftoi se gjeti një makinë të djegur në Institutin e Kamzës. 

Can Karriqi nga policia njihej si person me precendentë penalë dhe ishte arrestuar në shkurt të këtij viti gjatë një operacioni të forcave RENEA për arrestimin e personave të rrezikshëm.

Karriqi pavarësisht se ishte nën masën e sigurisë arrest me burg lëvizte lirshëm.

Edhe mbrëmjen e djeshme ai po frekuentonte një lokal dhe autori/ët kanë pritur të hipë në makinë e ta qëllojnë.

Eleminimi i Karriqit, dyshohet se ka lidhje me një seri ngjarjesh të rënda të ndodhura në Laç dhe Lezhë.

Karriqi u ndalua në fund të muajit shkurt 2021 për mbajtje pa leje të armëve, por është liruar në rrethana të paqarta nga Gjykata.

Edhe pse atij i është zbutur masa e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" dhe edhe pse akuzohej për një pistoletë pa leje, sërish Karriqi ka vijuar të mbajë me vete armën e zjarrit për shkak se i druhej një sulmi me armë.

(Lajmi u perditesua)

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Kamëz/ Ekzekutohet Can Karriqi, 30 vjeçari u gjet i vrarë
Policia në vendngjarje