Ju flet Moska - Po ndodh një grusht shteti dixhital i Veliajt kundër Ramës
Po ndodh një grusht shteti dixhital i Veliajt kundër Ramës ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Rama tha se ata që i kanë nxjerrë këto të dhëna duan të shkaktojnë destabilitet në vend. Njëlloj sikurse ajo videoja e famshme që shkaktoi 21 janarin.
Opozita në të gjithë botën ka detyrë të publikojë skandalet e qeverisë, ndërsa t’ia heqësh këtë të drejtë do të thotë që ta komandosh opozitën me fije.
Nxjerrja e këtyre të dhënave si mund të shkaktojë destibalitet në vend. Pagat e zyrtarëve të shtetit nuk ka ndonjë sekret sepse dihen dhe janë përmendur e janë deklarime pasurish.
Nga lista zbulohet një lidhje mes kryeministrit, qeverisë dhe disa oligarkëve në vend, që kryeministri u ka dhënë pako dhe njerëzve të mediat që t’i paguajnë me paga të larta, duke u bërë një skuadër sulmi e Ramës.
Rama si Enver Hoxha i jep udhëzime prokurorisë. Rama sot tha që duhet kapur ai që i ka nxjerrë të dhënat dhe të shihet se kush e ka nxitur nga opozita, te Foltorja, jo te PD-ja e Bashës.
Ka një skenar për destibalitet, por jo për destibalitetit të vendit, por për pushtetin e Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për qeverinë në përgjithësi e rendin kushtetues.
Kështu destabilizohet pushteti i PS-së nga vetë brenda saj. Për këtë çështje ka hetuar policia e shtetit, ka hetuar SHISH dhe BKH-ja.
Ekziston një kolonë e pestë në PD, që janë mbështetës të Veliaj. Për herë për të parë po zbatohet në vendin tonë një grusht shteti digjital.
