Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha porosi anëtarëve: Secili duhet të jetë në terren me demokratët, duke filluar nga unë
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme, 23 dhjetor Këshillin Kombëtar.
Mësohet se Lulzim Basha i ka kërkuar gjithë anëtarëve që nga nesër të jenë të terren me demokratët, së bashku me të. Basha mësohet të ketë thënë që do të punojnë edhe me ata demokratë të cilët sot janë të zhgënjyer dhe nuk i besojnë.
Basha: "E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër, të gjithë, duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdorën për mish për top. Ata njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer nga ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t'i bindim dhe të bëhemi bashkë.Program pune dhe ndarje komisionesh që përbëhen nga anëtarë të Këshillit, që ka të bëjë me organizmin e partisë për çështje themelore."
