Prokuroria heton "Telebingon shqiptare" për evazion fiskal, Alban Dabulla ikën nga Shqipëria pak ditë para dorëzimit të kërkesës për arrestimin e tij

Një hetim i prokurorisë së Tiranës, ka zbuluar skandalin me kompaninë “Nacional” ose siç njihet ndryshe në publik “Telebingo Shqiptare”, ku pronari i saj, Alban Dabulla, rrezikon të arrestohet për shkak të abuzimeve financiare dhe krijimit të skemave për t’ju shmangur detyrimeve tatimore. Hetimi mësohet se ka marrë spunto nga një material kallëzues të mbërritur në prokurori Qysh prej vitit 2016 nga Drejtoria e Hetimit-Tatimor.

Nga një analize financiare dhe dokumentimit të plotë të gjendjes së provave, është dalë në konkluzionin se biznesmeni Alban Dabulla dhe 19 persona të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Tatimeve dyshohet se kanë abuzuar me ligjin për detyrimet financiare. Nisur nga këto element te mesipërm rezulton se shoqëria ka pasur aftësi paguese nga viti 2014 e ne vazhdim për të shlyer detyrimet tatimore, por i ka shmangur ato thuhet në argumentet e akuzës.

Nisur nga kjo situatë, prokurori i çështjes, Leonard Filopati, prej datës 22 dhjetor 2021, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” për biznesmenin Alban Dabulla dhe disa prej zyrtarëve të Tatimeve në Tiranë. Sipas burimeve të “Ora Neës”, Alban Dabulla, është larguar nga territori Shqiptar pak ditë më parë se prokurori Filopati, të dorëzonte në gjykatën kërkesën. Prej 24 orësh, kërkesa e prokurorisë së Tiranës, vijon të qëndrojë në gjykatën penale të kryeqytetit, në pritje për tu gjykuar dhe vendosur nëse do pranohet ose jo nga gjyqtari i gatshëm.

Bëhet fjalë 20 masa sigurimi të kërkuar nga prokuroria, ku padyshim që sapo gjykata të vendosi pranimin e tyre, do ti ngelet prokurorisë dhe policisë së Tiranës, për ekzekutimin e tyre. “Ora Neës” mëson se para largimit nga Shqipëria, Alban Dabulla, është munduar të mbyllë dosjen penale në prokurori, me lidhjet e tij politike në qeverisjen qendrore dhe atë lokale si Bashkia e Tiranës. Çështja e nxehtë tashmë ndodhet në zyrën e një gjyqtari në gjykatën e Tiranës. Ndërsa hetimi flet për një numër të lartë transaksionesh të kryera nga biznesmeni Alban Dabulla.