Rinis gjyqi i Becchettit, fitoi në Arbitrazh, prokuroria kërkon 20 vjet burg në Tiranë
Tri vite pas nisjes së gjyqit në tiranë, prokuroria ka paraqitur pretencën ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti. Organi I akuzës ka kërkuar 20 vjet burg për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrim me skemat e TVSH-së si dhe sekuestrim të pasurive. Procesi ka kaluar një kalvar të gjatë pas dërgimit të dosjes në gjykatë si pasojë e shtyrjes së vazhdueshme të seancave gjyqësore.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vjet heqje lirie për biznesmenin italian Francesco Becheti në lidhje me akuzat falsifikim dokumentesh, krijimi I skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe pastrimi I produkteve të veprës penale.
Në seancën e mbajtur rreth orës 14 në gjykatën e tiranës, përfaqësuesit e akuzës Leonard Filopati dhe Mirela Cano, (Zavalani), kërkuan shpalljen fajtor edhe për të pandehurit e tjerë Mauro de Renzis, Liljana Condomitti, Erjona Troplini, Stavri Peci dhe Fetah Dervishi, të gjithë të akuzuar bashkë me bechetin në kryerjen e veprave penale lidhur me punimet për hidrocentralin e Kalivacit.
Dënimi me 20 vjet heqje lirie është kërkuar edhe për të akuzuarit Mauro de Renzis ndërsa për Liljana Condomittin dhe Erjona Troplinin u kërkuan 8 vjet burgim, 6 vjet burg për Fetah Dervishin e ndërsa për Stavri Pecin prokuroria kërkoi 4 vjet heqje lirie.
Në pretencën e akuzës u kërkua edhe sekuestrimi i pasurive të të pandehurve përfshirë shoqëritë Energji dhe Agon Set, të vendosura në sekuestro konservative sipas vendimeve gjyqësore. Sesanca e radhës do të zhvillohet më datën 6 janar 2022 ku pritet pretence e avokatëve.
Dosja penale ndaj biznesmenit italian u dërgua në gjyq tri vite më parë nga prokuroria, por procesi është shtyrë vazhdimisht dhe thuajse ishte harruar, si pasojë e ndryshimit të prokurorëve, mosparaqitjes së avokatëve dhe dëshmitarëve.
Ky proces duket se është kthyer në vëmendje pasi Francesco becheti fitoi gjyqin në arbitrazh ndaj Shqipërisë duke marrë një dëmshpërblim prej mbi 100 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon channel.
