Skandali i pagave, Softa: E rëndë! Tregon dobësi të shtetit, të dhënat mund të bien në dorë të grupeve kriminale

Skandali i publikimit të rrogave të punonjësve ditën e djeshme për muajin janar, dhe ditën e sotme për muajin prill është kthyer në në temë diskutimi, por mbi të gjitha një çështje shqetësuese.

Ndërkohë Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë e cila shfaq rreziqe edhe ndaj personave të tjerë, pasi këto të dhëna sipas tij mund të bien në dorë të grupeve kriminale.

Fation Softa: E para është një ngjarje e rëndë dhe diçka jo ligjore sepse të drejtat e individit dhe të dhënat personale janë pjesë e një objekti të ruajtjes së një individi. E dyta shfaqin disa rrisqe ndaj personave të tjerë, duke filluar që nga rreziku që këto të dhëna bien në dorë të grupeve krimianale të cilët janë në gjendje të identifikojnë personin, vendin e punë. E treta kthehet në një konflikt social brenda fisit dhe jashtë fisit.

Në këtë ekspozim kanë dalë punonjës të një niveli siç  është shërbimi informativ kombëtar apo persona që punojnë në shërbimin e sigurisë së ushtrisë. Janë pjesë e shërbimit të NATO-s. Çdo lloj ekspozimi I personave të ndryshëm, brenda struktuarave të hetimit apo të  organeve të zbatimit të ligjit, ekspozohen përballë  grupeve kriminale dhe bëhen pjesë e rreziqeve apo të shërbimit që ato kryejnë.

Për Softën, dalja e të dhënave tregon dobësi të shtetit si dhe përgjegjësinë e personave që janë vendosur për ruajtjen e tyre.

Fation Softa: Dalja e të dhënave tregon dobësi të shtetit. Tregon mungesën e përgjegjësisë që ne vendosim për ruajtjen e tyre